Elina Duni koncert pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Zvicrës në Francë - Insajderi
×
Kulturë

Elina Duni koncert pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Zvicrës në Francë

Insajderi
08 June 2016 - 16:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas lojës së shumë pritur në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, lojtarët e këtyre dy kombëtarëve do të bashkohen në një koncert ku do të këndojë këngëtarja shqiptare e cila jeton në Zvicër, Elina Duni.

Koncerti do të mbahet në Muzeun Lourve në vendin në të cilin edhe zhvillohet ndeshja, koncerti do të mbahet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes duke filluar nga 18:00, bënë të ditur këngëtarja në Facebook.

Artistja do të performojë para lojtarëve shqiptarë, zviceranë, autoriteteve franceze dhe gazetarëve të pranishëm.

Koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim edhe me Ambasadën Zvicerane në Paris. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark