Eliot Bujupi shënon gol edhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve për të rinj - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Eliot Bujupi shënon gol edhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve për të rinj

    Insajderi
    11 February 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi ka gjetur përsëri golin me ekipin e tij Stuttgart U19 në UEFA Youth League apo e njohur si Liga e Kampionëve për të rinj.

    Stuttgart U19 ka barazuar në shtëpi me Liverpoolin me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-tës, duke kaluar tutje me penallti.

    Njëri nga më meritorët në këtë barazim të ekipit gjerman ishte edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi.

    Bujupi gjeti golin e parë të ndeshjes, pasi në minutën e tetë shënoi për epërsinë 1-0 të ekipit të tij.

    Golin tjetër për vendasit e shënoi Efe Korkut (12’) për 2-0, ndërsa për Reds shënuan Kieran Morrison (26’) për 2-1 dhe Trent Kone Doherty (45+) për 2-2.

    Në pjesën e dytë kishte minuta edhe për Deli Hajdinin, i cili ishte i saktë nga penalltia, sikurse edhe Bujupi, për fitoren 5-3.

    Ndryshe, ky ishte goli i pestë i Bujupit në këtë edicion të UEFA Youth League, duke treguar se është një sulmues i madh në ardhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark