Elmi Reçica konsiderohet si njëri nga personat me më ndikim në komunën e Ferizajt dhe jo vetëm.
Deputeti i legjislaturës së kaluar që pretendon edhe një mandat tjetër – duket se këtë vit në qytetin e tij e ka rritur edhe fuqinë e votës.
Ai këtë vit në Ferizaj ka marrë 7 mijë e 972 vota ose 514 më shumë sesa që kishte marrë më 2017, 7 mijë e 458, shkruan Insajderi.
Akoma nuk dihet këtë vit saktësisht sa vota ka marrë Reçica në krejt Kosovën, por dihet që më 2017 ai kishte marrë saktësish 18 mijë e 868 vota.
insajderi.com