Elon Musk ka treguar se satelitët e tij Starlink tashmë janë pozicionuar mbi Ukrainë dhe qytetarët do të kenë akses të pandalur në internet.
Ukrainasit në ditët e tyre më të vështira po mbështeten tek interneti për t’u infomruar dhe për të kaluar kohën, e madje edhe për të treguar se çfarë tmerri po përjetojnë nga sulmet e rusëve në vendin e tyre, përcjell Insajderi.
E këto ditë është diskutuar se çfarë do të bëhet kur rusët, në ditët e ardhshme të ndalin internetin në gjithë Ukraninën.
Për këtë, zëvendësministri i Ukrainës i ka bërë kërkesë publiku pronarit të SpaceX, Elon Musk, që ai të përkujdeset, përcjell Insajderi.
@elonmusk, while you try to colonize Mars — Russia try to occupy Ukraine! While your rockets successfully land from space — Russian rockets attack Ukrainian civil people! We ask you to provide Ukraine with Starlink stations and to address sane Russians to stand.
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) February 26, 2022
Musk, i cili pak kohë më parë ka bërë një vepër tjetër historike, duke lëshuar në hapsirë disa satelitë, përmes të cilëve lëshohet internet në mbarë botën, duket se tani po i vjen rasti që të përdoret.
Musk i ka kthyer përgjigje zëvendësministrit të Ukrainës, duke i thënë: “Shërbimet e Starlink tani janë aktive në Ukrainë. Më shumë terminale janë rrugës”.
Starlink service is now active in Ukraine. More terminals en route.
— Elon Musk (@elonmusk) February 26, 2022
Kjo do të thotë se tani njerëzit e Ukrainës kanë çasje në sistemin me internetin më të shpejtë satelitor që ekziston dhe se Rusia nuk mund të ndërhyjë në çasje të këtij interneti, pa ndërhyrë në qendrat e huaja të të dhënave./Insajderi.org