Elon Musk ndryshon emrin në Kekius Maximus në X - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Elon Musk ndryshon emrin në Kekius Maximus në X

    Insajderi
    01 January 2025 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pas ndryshimit të emrit të tij në rrjetin social X, duke e bërë “Kekius Maximus”.

    Ky sipërmarrës – njëherësh mbështetës i madh i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump – nuk ka dhënë ndonjë sqarim pse e ka ndryshuar emrin dhe fotografinë e profilit, në të cilën është tani karakteri Bretkosa Pepe – një imazh humoristik [meme] që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.

    Ky hap ka aktivizuar botën e kriptovalutave, pasi vlera e valutës memecoin – valutë digjitale e inspiruar nga imazhet e tilla humoristike në internet – që e ka emrin Bretkosa Pepe, ka shkuar menjëherë në qiell.

    Musk ka ndikuar në vlerën e kriptovalutave edhe në të kaluarën, përmes komenteve që ka bërë në rrjetet sociale, mirëpo tani nuk dihet qëllimi i tij i saktë.

    “Kekius” duket se është latinizim i fjalës “kek” që nënkupton “qeshje me zë të lartë” dhe e cila është popullarizuar nga adhuruesit e lojrave online.

    “Kek” është edhe emri i zotit egjiptian të errësirës, dhe që shpesh përshkruhet me kokën e bretkosës.

    Në profilin e ri të Muskut në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bretkosa Pepe është e veshur me rroba ushtarake dhe një tastierë lojërash. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark