
Në një seri postimesh në platformën X, Elon Musk ka ashpërsuar kritikat ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar se ka luajtur një rol kyç në suksesin elektoral të këtij të fundit, shkruan The Guardian, përcjell Insajderi .
“Pa mua, Trump do ta kishte humbur zgjedhjet, Demokratët do ta kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, shkroi Musk, duke shtuar me ironi: “Çfarë mosmirënjohjeje.”
Reagimi i Musk vjen pasi Trump u shpreh për gazetarët se është “shumë i zhgënjyer” nga miliarderi i teknologjisë dhe se kishte “ndihmuar shumë Elon-in”.
Përplasja mes tyre është thelluar pas kundërshtimit të hapur të Musk ndaj paketës së taksave dhe shpenzimeve të propozuar nga Trump, të cilën ai e quajti “një neveri e neveritshme”.
Trump nga ana tjetër ka deklaruar se “Musk e njihte ligjin më mirë se kushdo në administratën time” – një pretendim që Musk e ka mohuar menjëherë: “Gënjeshtër. Asnjëherë nuk më është treguar ai projektligj”, shkroi ai.