
“Manipulim në shkallë të gjerë shoqërore”, ky është titulli i kontratës që Reuters ka marrë nga Ushtria Amerikane.
Artikull i edituar me datën 24 shkurt 2025.
Elon Musk ka tronditur publikun me një akuzë të fortë ndaj agjencisë prestigjioze të lajmeve Reuters.
Sipas tij, Reuters ka marrë miliona dollarë nga Ushtria Amerikane për të realizuar një “manipulim në shkallë të gjerë shoqëror” që synonte të ndryshonte mendimin e publikut.
Musk e ka bërë të ditur këtë informacion përmes një postimi në “X”.
“Reuters ka marrë miliona dollarë nga qeveria amerikane për ‘manipulim shoqërore në shkallë të gjerë’. Ky është titulli i urdhër-porosisë që ata kanë marrë! Ata janë një mashtrim total,” ka shkruar Musk./Insajderi
Reuters was paid millions of dollars by the US government for “large scale social deception”.
— Elon Musk (@elonmusk) February 13, 2025
That is literally what it says on the purchase order! They’re a total scam.
Just wow. https://t.co/GGxoVQSwN8
Megjithatë, të dhënat publike tregojnë se këto para nuk i mori agjencia e lajmeve “Reuters”, ashtu siç pretendon Elon Musk.
Kontrata emërtohet “Mbrojtja aktive e inxhinierisë sociale (ASED) Mashtrimi social në shkallë të gjerë (LSD),” .
Kishte filluar më 28 shtator të vitit 2018 gjatë administratës Trump 1. Kishte kohëzgjatje deri në nëntor të 2022, gjatë administratës së Biden.
Paratë u dhanë publikisht përmes tenderimit publik nga Laboratori i Kërkimeve të Forcave Ajrore. Fitues i tenderit ishte Thomson Reuters, dhe jo agjencia e lajmeve “Reuters”.
Kjo kontratë nuk kishte të bënte me publik të lajmeve që mashtrojnë publikun, ashtu siç pretendon Musk. Por, sipas zyrtarëve të administratës amerikane, kontrata kishte të bënte me testimin e mbrojtjës së agjencisë amerikane kundër kërcënimeve të inxhinierisë sociale.