×
  • Lajme
  • Analiza

    Elona, Marigona, rasti i Drenasit dhe qindra viktima tjera – Si u tronditë Kosova ndër vite nga dhunuesit?

    Insajderi
    30 August 2022 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Viktima të dhunës së pamëshirshme seksuale të burrave dhunues, janë një numër i madh i vajzave sidomos të mitura në Kosovë. Historitë rreth përjetimeve të tyre janë mizore, rrënqethëse, të tmerrshme, e shumë të rënda

    Elona 7 vjeçare, u dhunua e u vra mizorisht nga xhaxhai i saj. Marigona 18 vjeçare, u dhunuar, u rrah brutalisht e u vra nga i dashuri i saj, me të cilin bashjetoi. Vajza nga Drenasi 16 vjeçare, u keqpërdor seksualisht nga ata që do të duhej ta mbronin, mësuesi e polici. Vajza 11 vjeçare në parkun e “Arbërisë” u përdhunua për shtatë orë nga pesë persona. Vajza 6 vjeçare, u sulmua seksualisht në Prishtinë, nga pronari i marketit, 50 vjeçar.

    Këto janë vetëm disa nga viktimat e dhunës së pamëshirmëshme seksuale të burrave që tronditën Kosovën viteve të fundit.

    Jeta e disa prej këtyre vajzave u shua, e të tjerat jetojnë me traumat e përjetimeve të tmerrshme që iu shkaktuan atyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Elona 7 vjeçare

    Një rast i padëgjuar më parë në Kosovën e pasluftës, kishte tronditur opinionin në vitin 2006.

    Sinan Krasniqi nga Shtimja, ishte dënuar me 40 vite burgim, pasi u shpall fajtor për përdhnimin dhe vrasjen e mbesës së tij 7-vjeçare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjithçka kishte nisur, në shtator të vitit 2006, kur babai nga Shtimja e kishte raportuar si të  zhdukur vajzën e tij 7-vjeçare.

    Elona e cila ndiqte mësimet në klasën e dytë, u gjet vetëm pas 20 ditë kërkimesh nga banorët, policia dhe pjesëtarët e KFOR-it, në mal afër shtëpisë së saj.

    Opinioni publik u trondit, kur pas kryerjes së obduksionit, mjekësia ligjore kishte konstatuar se Elona ishte dhunuar në forma të ndryshme, përpara se të mbytej me pantallonat e saj.

    Ajo ishte përdhunuar e vrarë nga xhaxhai i saj monstrum. Ai u dënua me 40 vit burgim.

    Dhunimi dhe abuzim seksual i 16 vjeçares në Drenas

    Gazeta Insajderi, në vitin 2019, raportoi për rastin tronditës të dhunimit dhe abuzimit seksual të vajzës 16 vjeçare, fillimisht nga mësuesi e hetuesi policor, që e la shtatzënë dhe e detyroi ta ndërprejë shtatëzaninë.

    Historia e tmerrit për vajzën nga Drenasi, nisi me profesorin e saj Shkelzen Xhekaj. I njëjti dyshohej se për gati dy vite kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, e që sipas deklaratës së vajzës i kishte premtuar martesë.

    “Ai më ka mashtruar. Ka thënë se rrugët tona do të hapen kur unë ta përfundojë shkollën. Pastaj kam marrë vendim dhe më 14 shtator 2016 e kam paraqitur rastin në polici. Kam qenë 16 vjeçe”, pati thënë ajo në rrëfimin për Gazetën Insajderi.

    Nxënësja nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor.

    Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi Vesel Veseli, nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të”.

    Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzëne.

    “Marrëdhënia me policin ka zgjatë 6-7 muaj. Pasi kam mbetë shtatzënë më ka detyruar ta abortojë fëmijën pa dëshirën time”.

    Hetuesi Vesel Veseli e kishte detyruar vajzën ta abortonte në një klinikë private në Prishtinë.

    “Më ka thënë nëse nuk e heq fëmijën ke me ra në konop. Kam abortuar më 15 janar – kur i kisha 18 vjet e kam kryer abortin.  Para moshës 18 vjeçare kam qenë me Veselin, kam qenë e mitur”.

    Pas abortit, vajza ishte kthyer në shtëpi duke përjetuar dhimbje të mëdha dhe pa pasur mundësi mjekimi për shkak të frikës nga familja.

    Lidhur me rastin fillimisht ishin arrëstuar mësuesi e polici por gjatë hetimeve edhe persona tjerë u zbulua se kishin abuzuar me të miturën.

    Ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, në dhjetor të vitit të kaluar e kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e të miturës nga Drenasi. Fajtorët ishin dënuar gjithsej me 14 vite burgim.

    13 vjeçarja nga Janjeva

    Një vajzë 13 vjeçare dyshohet se ishte viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona për kohë të gjatë por edhe e keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët, për më tepër edhe viktimë e incestit.

    Fillimisht të miturën e kishte përzënë nga shtëpia familja e saj. Ajo kishte mbetur në rrugë përkundër që ishte fëmijë i mitur duke iu ekspozuar rrezikut të madh.

    Me të dyshohet se kanë krye marrdhënie seksuale disa persona.

    Pas një kohë që ishte e pastrehë, ajo siç raportohej nga Periskopi kishte shkuar te axha i saj. Burime brenda Policisë, patën njoftuar se mes të dyshuarve për abuzim seksual ndaj 13 vjeçares është edhe axha i saj.

    Policia e Kosovës, ka arrestuar vetëm një 51 vjeçar të cilin po e mbanë në paraburgim, ndërsa nuk dihet numri i personave që po dyshohen për rastin edhe pse ajo që dihet nga ekzaminimet mjekësore është se trupi i të miturës është “si të kishte kryer shumë lindje fëmijësh”.

    Ndonëse me rastin ishin te njoftuar edhe qendra për punë sociale në Komunën e Lipjanit, 13 vjecares nuk i ishte ofruar strehim.

    Pasi që policia kishte nisur hetimet rreth rastit, e mitura ishte dërguar në një qendër tjetër strehimi.

    Marigona Osmani

    Një rast mizor i dhunës seksuale, rrahjes brutale e vrasjes së rëndë ndodhi verën e kaluar në Ferizaj.

    Marigona Osmani, 18 vjeçare u dhuna seksualisht e në mënyrë mizore, u rrah brutalisht e në fund u vra nga i dashuri i saj Dadan Krivaça e Arbër Sejdiu, në banesën e tyre në qendër të Ferizajt.

    Osmani nuk mundi tu bëjë ballë krimeve të tmerrshme që u bënë në trupin e saj nga Krivaça e Sejdiu.

    Këta dy si të dyshuar, që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj.

    Prokuroria ngriti aktakkuzë ndaj tyre, duke i ngarkuar me veprat penale vrasje e rëndë, dhunim dhe ndihmë në dhunim.

    Krimi i Krivaçës dhe Sejdiut përshkruhet në detajet në aktakuzën të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Sipas prokurorisë, Krivaça pa pëlqimin e Marigonës e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale deri në atë masë sa e ndjera edhe humbi afëtësinë për të rezituar.

    “I pandehuri Dardan Krivaça, me  21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, përshkruan prokuroria në aktakuzë.

    Viktima u godit në mënyrë mizore me shkop në gjith trupin sipas prokurorisë.

    “Me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtë martesore, në atë mënyrë që në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta…”.

    “… ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktakuzë.

    Përdhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona

    Tmerri i madh i jetës se vajzës 11 vjeçare, nisi në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinës, kur dy të mitur nisën përdhunimin e saj të shtunën. Mandej këta të dyshuar thirrën edhe tre djem të tjerë njëri prej të cilëve 26 vjeçar, duke e larguar viktimën nga aty për ta përdhunuar edhe në lokacione tjera sipas prokurorisë.

    I dyshuari krysore është Ekrem Rexhepi, 26 vjeçar i ngarkuar edhe me tri aktakuza tjera. Vëllau i tij, i mitur dhe tre të tjerë po ashtu të mitur. Njëri edhe pse i identifikuar nuk është kapur ende nga Policia e Kosovës.  

    Sipas prokurorisë pesë personat e kanë përdhunuar të miturë.

    Detajet e prokurorisë tregojnë për tmerrin që përjetoi, 11 vjeçarja pasditen e së shtunës deri në mesnatë kur edhe u gjetë, e rastin e lajmëroi bashkë me nënën e saj në polici.

    Në deklaratën e dhënë në polici, e mitura rrëfen se “përderisa ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

    “Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.

    “Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria në dosje.

    Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

    Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera.

    Sipas Prokurorisë, 26 vjeçari Ekrem Rexhepi, kishte arritur në park me veturën pickup.

    “I pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J., dhe të dëmtuarën”.

    “Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë.

    Ndaj dy vëllezërve Rexhepi tashmë gjykata ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim. Dy të dyshuarit tjerë janë në ndalim, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për personin e pestë të identifikuar që ndodhet në arrati.

    Sulmi seksual i 6 vjeçares nga 50 vjeçari në market

    Rasti tjetër tronditës ndodhi në muajin korrik. Viktima e sulmit seksual është një vajzë 6 vjeçare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në njërin prej marketeve në kryeqytet, një vajzë 6 vjeçare ishte sulmuar seksualisht nga një person moshën mbi 50 vjeçare. I njëjti është pronar i maketit, ku edhe ndodhi akti i tmerrshëm.

    Sulmi seksual ndaj 6 vjeçarës u zbulua nga fqinjët e të dyshuarit të cilët kishin shkuar në market pikërisht në kohën kur 50 vjeçari po e sulmonte atë.

    Ata u përballën me të duke e gjiruar. Detajet rrënqedhëse të sulmit seksual merren vesh nga kjo video që kishin bërë.  

    Në video dëshmitarët dëgjohet duke i thënë abuzuesit se “kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”, shkruan Insajderi.

    Kurse i dyshuari, aludon se ishte provokuar nga viktima 6 vjeçare.

    “Kjo donte të luante, se është shumë e lazdruar, kjo është fëmijë për mua”, është shprehur i dyshuari 50-vjeçar, teksa shtoi se “nuk e kisha qëllimin e keq”.

    Dëshmitari teksa i drejtohet të dyshuarit, i thotë se “ai ishte qëllim i keq, se unë kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”.

    Por, i dyshuari i qëndron fjalës së tij paraprake, se kinse është ndikuar nga viktima 6- vjeçare.

    “… po them se gabimi im është që kam rënë në ndikim të saj, në atë pozitë që të luaj me të se nuk kam pasur absolutisht kurrfarë qëllimi, ai është fëmijë për mua, unë 4 a 5 herë gjysh jam, nuk është diçka, mos e bëj Zot as që më shkon mendja”, thotë ai.

    50 vjecari është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark