×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Elva modeli më ekstrem i McLaren deri më tani

    Insajderi
    13 November 2019 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    McLaren prezantoi modelin Elva, i cili u takon automjeteve nga grupi i makinave sportive ultra të prodhuesit britanik. Një motor 4.0-litra V8 u zgjodh për makinë, duke prodhuar 815 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

    Motori është çiftuar me një transmetim automatik me 7 shpejtësi dhe McLaren pretendon se makina mund të përshpejtojë nga 0-100 km/orë në më pak se 3 sekonda.

    Meqenëse Elva nuk ka çati dhe as dritare anësore, McLaren fillimisht implementoi Sistemin e Menaxhimit Ajror Aktiv (AAMS) në makinë.

    Sipas McLaren, shoferi dhe pasagjeri i përparmë mund të përdorin gjithashtu një helmetë për ta bërë udhëtimin e tyre edhe më të rehatshëm.

    Prodhimi i McLaren Elve do të kufizohet në vetëm 399 vetura, secila me një çmim fillestar prej 1.69 milion dollarë. Blerësit e parë do të marrin kopjet e tyre në fund të vitit 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark