Elvana nuk e lë pa përgjigje, reagon pas “diss-it” të Dafinës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Elvana nuk e lë pa përgjigje, reagon pas “diss-it” të Dafinës

    Insajderi
    20 May 2025 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dafina Zeqiri thuheh se i ka bërë një “diss” Elvanës përmes stilit dhe referencave në projektin e saj të fundit, reagimi nuk ka munguar!

    Në një postim në Instagram Story, Elvana Gjata ka ndarë një fotografi të fuqishme, të veshur me stil të ngjashëm “street” dhe me një makinë në sfond që mban flamurin kombëtar, shoqëruar me tekstin: “Si kamerë m’përcjell ditë e natë” – një frazë që është pjesë e këngës së saj më të fundit “Lumja Toka” dhe që në këtë kontekst merr edhe më shumë kuptim.

    A është kjo një përgjigje ndaj thumbave të Dafinës? Një gjë është e qartë: tensioni artistik mes dy yjeve duket se sapo ka marrë një kthesë të re!

    Mbetet të shihet nëse kjo luftë stili dhe simbolike do të përshkallëzohet. Por për momentin, Elvana e ka dhënë mesazhin e saj, e fuqishme, krenare dhe pa fjalë të tepërta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark