Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Urrejtja e ... - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Urrejtja e …

    Insajderi
    09 September 2025 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, pas fitores së mbrëshme ndaj Suedisë.

    27-vjeçari madje ishte në listën e golashënuesve të ndeshjes, që përfundoi 2-0 në të mirë të “Dardanëve”.

    Ai e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 26-të të takimit.

    Në “Instagram” ai ‘shpërtheu’ duke thënë se “krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve”.

    “Mbrëmë triumfuam! Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend. Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore! Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip!”, shkroi ai.

    Rexhbeçaj deri më tani i ka 11 paraqitje me kombëtaren e Kosovës në të gjitha garat, duke përfshirë edhe miqësoret.

    Ai ka shënuar dy gola gjatë këtyre ndeshjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark