Elvisi 10-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Fushë Kosovë – kërkohet ndihmë, shoferi u largua pa e ndihmuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Elvisi 10-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Fushë Kosovë – kërkohet ndihmë, shoferi u largua pa e ndihmuar

    Insajderi
    29 August 2025 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetare, Dafina Krasniqi, ka ngritur alarmin për gjendjen shëndetësore të 10-vjeçarit Elvis Hasani nga komuniteti ashkali, i cili më 10 gusht u godit nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës.

    Ajo ka thënë se rasti nuk ka marrë vëmendjen e duhur as nga institucionet përgjegjëse, duke bërë thirrje për ndihmë.

    “Para rreth një jave e kam nda në mediat sociale personale rastin e Elvis Hasanit, fëmijës 10 vjeçar, Ashkali, i goditur nga një veturë më 10 gusht në Bresje të Fushë Kosovës. Këtë lajm ASNJËHERË s’e kam pa në ndonjë platformë të lajmeve në Kosovë… Familja e Elvisit është në spitalin pediatrik prej 18 ditësh, me informata të kufizuara mbi gjendjen dhe prospektin e shërimit, ndërsa Elvisi i vogël mbetet në gjendje shumë të rëndë, me dëmtim të trurit dhe pa mundësi të rikthejë vetëdijen e lëvizjen në anën e djathtë të trupit,” ka shkruar Krasniqi.

    Ajo ka thënë se familja nuk ka marrë asnjë informacion për procedurat ndaj shoferit që e goditi fëmijën dhe se u largua nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë.

    “Familja poashtu nuk ka marr ASNJE informate perditesuese per procesin e hetimit lidhur me personin qe e ka godit dhe eshte largu pa i ofru asnje ndihme Elvisit”, tha Krasniqi.

    “Mirepo mbetem deshmitare e deshperume per deshtimet e vazhdueshme per te tregu respekt e ndjeshmeri per trajtim te dinjitetshem te aksidentit dhe sherimit te Elvisit, e shume femijeve te tjere – qe jane te drejta te tyre bazike te pamohueshme dhe duhet te realizohen!!,” ka shkruar ajo.

    Krasniqi ka bërë apel për ndihmë financiare për familjen e Elvisit, duke ndarë edhe të dhënat bankare për donacione, me qëllim sigurimin e medikamenteve të nevojshme gjatë kësaj periudhe.

    Të dhënat për donacion:
    Përfituesja: Ibadete Hasani
    Tel.: +383 49 616 256
    Nr. llogarisë: 2014000026948333
    Banka: TEB Bank Kosovë – Dega Fushë Kosovë
    SWIFT: TEBKXKPR014
    Adresa e bankës: Rr. Nëna Terezë 113/1, 12000 Fushë Kosovë
    Adresa e familjes: Lagjja pranë Fabrikës së Kripës, Fushë Kosove
    Posti eshte personal dhe reflekton angazhimin dhe qendrimet e mija personale!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark