Dy deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korencia tashmë zyrtarisht kanë njoftuar për largimin e tyre nga partia e Albin Kurtit.
Rrahmani para gazetarëve ka treguar arsyen e largimit nga Vetëvendosje përkatësisht kalimin në një parti tjetër.
Ndër arsyet kryesore që ai ka përmendur është çështja e familjes, duke ritheksuar se nuk pajtohen me miratimin e Kodit Civil, me të cilin parashihet edhe martesa mes gjinisë së njëjtë.
“Arsyeja se pse jemi këtu caktimi i datës së zgjedhjeve. Gjatë kësaj periudhe këto problemi kemi tentu t’i zgjedhim brenda subjektit partiak por nuk ka pas dëshirë për neve me rëndësi është ruajtja e familjes është faktori kryesor që ne jemi këtu, familja ka qenë ajo që i ka jap gjithçka Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.
Pos kësaj, ai ka përmendur edhe arsye tjera siç janë: ikja e madhe e qytetarëve nga Kosova, mos rritja e pagave…
Rrahmani tha se tash janë pjesë e një koalicioni me Partinë e Drejtësisë së Ferid Aganit dhe AKR-në e Behgjet Pacollit.