Emmanuel Macron, president i ri i Francës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Emmanuel Macron, president i ri i Francës

    Insajderi
    07 May 2017 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse me pjesëmarrje të ulët, votuesit francezë sot kanë votuar për zgjedhjen e presidentit të tyre të ri.

    Sipas gazetës britaneze The Guardian, Emmanuel Macron kandidati i qendrës është në avantazh me më shumë vota se kandidatja ekstremiste e djathtë, Marine Le Pen.

    Macron ka marrë më shumë se 60 për qind të votave sipas sondazheve të hershme.

    I saktë, pro-biznesit, presidenti i Francës, Macron, drejton lëvizjen e pavarur politike “En Marche” (“Në Lëvizje”).

    Kishte studiuar në l’ENA, vendi ku Franca prodhon shërbyesit civilë dhe liderët politikë, ku ai kishte dalë në 15 të parët e klasës.

    Për politikën e vendit të tij ai është njohur për së afërmi kur kishte qenë ministër i ekonomisë në vitin 2014. Në fund ai kishte lënë postin duke formuar partinë e tij politike, shkruan Insajderi.

    “Kam parë zbrazëtirën e sistemit tonë politik nga brenda… unë e refuzoj sistemin”, ka thënë ai në një fjalim, duke thirrur për “revolucion demokratik” por pa dhënë ndonjë plan veprimi të detajuar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark