
Klinika e njohur për mbjelljen flokut “EMC Hair Clinic” po merr pjesë në Panairin Kombëtar të Biznesit “Pan Expo Group – Kosova 2024”, i cili është hapur dje në Prishtinë.
Në këtë panair EMC Hair Clinic po përfaqësohet në mesin e shumë bizneseve nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë.
“EMC Hair Clinic”, në këtë panair do t’ju mundësoj të takoni ekspertët e tyre për të diskutuar rreth kërkesave tuaja specifike në këtë fushë. Kjo Klinikë merret kryesisht me mbjelljen e flokëve, vetullave, dhe mjekrës.
Panairi po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe qëllimi i tij është promovimi i bizneseve nga Kosova, i shërbimeve dhe produkteve të tyre por edhe promovimi i Kosovës si destinacion për zhvillim të biznesit.
Ekspertet e EMC Hair Clinic do të jenë të pranishëm në panair edhe me datën 17, 18 dhe 19 Maj. Andaj, ju ftojmë ta shfrytëzoni mundësinë e konsultave, shkëmbimit të njohjeve, dhe eksperiencave të tyre.
Ju mirëpresim,
EMC Hair Clinic