Emergjencë e vetëvrasjeve në 24 orët e para të fitores së Trump në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Emergjencë e vetëvrasjeve në 24 orët e para të fitores së Trump në SHBA

    Insajderi
    12 November 2016 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Qendrës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve në Amerikë, John Darper, tha se ai nuk kishte parë asnjëherë impakt më të madh sesa fitorja e Trump në rritjen e numrit të thirrjeve emergjente në organizatën e tij.

    Siç citon CNN fjalët e John Darper, Qendra Nacionale e Parandalimit të Vetëvrasjeve kishte pranuar numër të dyfishuar apo të trefishuar të thirrjeve pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Në vetëm një orë, mes orës 1 dhe 2 të mesnatës së 9 nëntorit, 650 persona në Amerikë kishin thirrur në Qendrën Nacionale të Parandalimit të Vetëvrasjeve me qëllim ndihmën në parandalim të vetëvrasjes.

    Hera e fundit kur kishte thirrje relativisht po kaq të dendura në Qendrën e Parandalimit të Vetëvrasjeve në Amerikë, ishte 11 shtatori i vitit 2001 kur Kullat Binjake në New York u sulmuan nga terroristët, raporton Insajderi.

    Sipas John Darper, numri më i madh i personave që kërkon ndihmë për parandalimin e vetëvrasjes, ishin ata të komunitetit LGBTI, të cilët nuk ndihen të mbështetur nga Trump. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark