Emërimi i dostit të Kurtit në krye të ATK-së, Çitaku: Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emërimi i dostit të Kurtit në krye të ATK-së, Çitaku: Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?

    Insajderi
    13 August 2025 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlora Citaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj emërimit të Mentor Hysenit si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.

    Ajo e ka cilësuar Hysenin “militant partiak” dhe ish-kandidat për deputet, duke potencuar se ky emërim reflekton klientelizëm dhe nepotizëm në qeverinë Kurti 2.

    “Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit. Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, shkroi ajo.

    Njeriu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe shoku i kryeministrit Kurti, Mentor Hyseni është emëruar drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një deklarate në Facebook.

    “Pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar vazhdimisht për lidhjet e tij me partinë në pushtet dhe afërsinë me kryeministrin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark