×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Emërimi i dyshimtë i prorektorit në Universitetin e Gjakovës, identifikohet publikisht si mbështetës e VV’së

    Insajderi
    19 September 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës, ka zgjedhur në pozitën e prorektorit për Financa dhe Infrastrukturë një profesor që publikisht është identifikuar si mbështetës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Këshilli Drejtues, në mbledhjen e mbajtur me 24 qershor 2024, me propozim të rektorit, ka marr vendim që Fitim Zeqiri të zgjidhet në pozitën e prorektorit për Financa dhe Infrastrukturë.

    Fitim Zeqiri publikisht është identifikuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo çon në dyshime se ardhja e tij në këtë pozitë është mbështetur nga zyra e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Gazeta Insajderi ka mësuar po ashtu se që nga dita kur është emëruar, proketori nuk është paraqitur farë ne vendim e punës për të kryer detyrat e tij si prorektor. Për këtë, Insajderi ka dërguar pyetje në adresë te rektoratit dhe vetë proketorit por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

    Kjo situatë ilustron një shqetësim të madh: kuadrot politike të LVV-së po emërohen në universitete pa respektuar kriteret statutare dhe pa përmbushur detyrimet e tyre. Nuk dihet ende nëse Prof. Zeqiri ka marrë shtesën funksionale si prorektor, por një gjë është e qartë – ai nuk është paraqitur në Rektorat që prej emërimit”, ka thënë një sinjalizues për Gazetën Insajderi

    Sipas informacioneve që posedon Gazeta, emërimi i tij në këtë pozitë është në kundërshtim me statutin e Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, që kërkon përzgjedhje të brendshme të stafit për pozitat drejtuese. Ndërsa, Fitim Zeqiri vjen nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UIBM).

    Dyshimet shtohen edhe me faktin se pas rreth tre muajve të emërimit të tij, në ëeb sajtin e universitetit nuk figuron ende emri i tij.

    Nga ana tjetër Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin i cili ka hyrë në fuqi me datën 25.06.2024.

    Vendimi për emërimin e tij e ka nënshkruar Majlinda Haxhikadria -kryesuese e Këshillit Drejtues të UFAGj-së, që vjen nga MASHTI-it.

    /Gazeta Insjaderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark