Emërimi i të arrestuarit për rezerva shtetërore drejtor, ngrihen dyshime për proces të paligjshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emërimi i të arrestuarit për rezerva shtetërore drejtor, ngrihen dyshime për proces të paligjshëm

    Insajderi
    27 March 2025 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emërimi i Irfan Lipovicës në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Akreditimit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka ngritur shqetësime për proces të paligjshëm. Lidhur me këtë ka reaguar iniciativa ‘Corrwatch’.

    CorrWatch ka reaguar publikisht edhe më 26 nëntor 2024 duke kërkuar rishqyrtimin e procesit. Kjo pasi që CorrWatch kishte evidentuar se MINT ka shkelur Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke përfshirë në listën e ngushtë kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpalljen e konkursit, veçanërisht kërkesat për përvojën e punës në pozita drejtuese. Në listën e ngushtë të rezultateve të verifikimit paraprak ishin përfshirë dy (2) kandidatë, por vetëm njëri prej tyre i kishte plotësuar kushtet ligjore. Përkundër kësaj, në vend se të anulohej procesi për shkak se kishte vetëm një kandidat i cili kishte plotësuar kriteret, dy kandidatët u shpallën fitues për të kaluar në fazën finale të emërimit”, thuhet në reagim.

    Lipovica është emëruar dje drejtor në mbledhjen e Qeverisë. Ai ishte arrestuar për dyshimet me dallevere në rezervat shtetërore.

    Reagimi i plotë:

    Emërimi i Drejtorit të Akreditimit përmes një procesi rekrutues të paligjshëm minon integritetin në administratën publike

    Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësime lidhur me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë të Përgjithshme të Akreditimit (në kuadër të MINT).

    CorrWatch ka reaguar publikisht edhe më 26 nëntor 2024 duke kërkuar rishqyrtimin e procesit. Kjo pasi që CorrWatch kishte evidentuar se MINT ka shkelur Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke përfshirë në listën e ngushtë kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpalljen e konkursit, veçanërisht kërkesat për përvojën e punës në pozita drejtuese. Në listën e ngushtë të rezultateve të verifikimit paraprak ishin përfshirë dy (2) kandidatë, por vetëm njëri prej tyre i kishte plotësuar kushtet ligjore. Përkundër kësaj, në vend se të anulohej procesi për shkak se kishte vetëm një kandidat i cili kishte plotësuar kriteret, dy kandidatët u shpallën fitues për të kaluar në fazën finale të emërimit.

    Pavarësisht shqetësimeve të ngritura dhe shkeljeve të identifikuara, Qeveria sot ka emëruar njërin nga kandidatët, duke legjitimuar një proces të parregullt dhe të paligjshëm. Ky emërim jo vetëm që legjitimon një procedurë të paligjshme, por gjithashtu shkel parimet e integritetit dhe meritokracisë në administratën publike.

    CorrWatch kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij emërimi dhe një reflektim dhe përgjegjësi institucionale mbi shkeljet e evidentuara.

    Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP, Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

    Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Komonuelthit dhe Zhvillimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark