×
  • Lajme
  • Lajme

    Emërimi i ud i drejtorit të Thesarit, FSSHK-ja kërkon që pagat të ekzekutohen menjëherë

    Insajderi
    01 October 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës vlerëson emërimin e zyrtarit përgjegjës për ekzekutimin e pagave, si një hap të domosdoshëm për të adresuar problemet që kanë sjellë vonesën e pagave të muajit të fundit.

    “Pas kësaj ngjarje FSSHK kërkon që procesi i ekzekutimit të pagave të realizohet menjëherë dhe në mënyrë të rregullt, pa vonesa të mëtejshme,vlerëson  rëndësinë e përmirësimit të procedurave administrative për të shmangur çdo ndërprerje të tillë në të ardhmen duke bërë thirrje për komunikim të hapur dhe të qartë nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të informohen të punësuarit e sektorit publik në kohë reale për çdo vonesë të mundshme”, thuhet aty.

    Në një reagim të lëshuar për media thuhet se megjithatë, nuk mund të anashkalojnë faktin se kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha për të gjithë punëtorët në sektorin publik e në veçanti punëtorët shëndetësor, të cilët kanë pritur që me daljen e pagave ti përmbushin detyrimet e tyre financiare.

    “Punëtorët shëndetësor respektivisht të gjithë të punësuarit në sektorin publik  janë shtylla e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe vonesat në pagesat e tyre nuk duhet të kthehen në një praktikë të pranueshme. Përmes këtij reagimi, ne kërkojmë që institucionet përkatëse të marrin masa të menjëhershme për të garantuar që të gjitha pagat të kalohen në kohë dhe situata të tilla të parandalohen në të ardhmen”, thuhet në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark