Emërohet ambasadori i ri rus, pas vrasjes së paraardhësit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Emërohet ambasadori i ri rus, pas vrasjes së paraardhësit

    Insajderi
    20 June 2017 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus, Vladimir Putin emëroi sot një ambasador të ri në Turqi për të zëvendësuar paraardhësin e tij, i vrarë me armë zjarri në dhjetor në Ankara, Andrey Karlov.

    “Aleksei Vladimiroviç Jerhov u emërua ambasador i Rusisë në Turqi”, sipas tekstit të një dekreti presidencial, i publikuar nga Kremlini që mban datën e sotme.

    Diplomati rus, 57 vjeç, ka mbajtur postin e këshilltarit pranë ambasadës së Rusisë në Damask para se të emërohej konsull në Stamboll në 2009, ku qëndroi deri në vitin 2015.

    I emëruar drejtor i Qendrës së Situatave të krizës në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme, kandidatura e tij u propozua nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dumas (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus).

    “Turqia zë një vend të veçantë në zemrën time”, deklaroi ai në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve TASS, në shkurt.

    “Është një vend i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark