Në mbledhjen që po mbahet sot, Qeveria ka emëruar bordin e kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”.
Kryeministri prezantoi në mbledhjen e Qeverisë emrat e kryesuesit dhe anëtarëve të bordit të KRU Gjakova.
“Për drejtor të bordit të ndërmarrjes publike KRU Gjakova, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi, kryesues; Arianeta Nura, anëtare; Vildane Maloku, anëtare dhe Jeton Haxhijaha, anëtar”, tha ai.
Kryeministri i vendit tha se të emëruarit duhet t’i kryejnë detyrat “në përgjegjësi dhe pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike”.