Emërohet kryeministri i ri i Islandës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Emërohet kryeministri i ri i Islandës

    Insajderi
    07 April 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    53-vjeçari Johannsson aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë dhe Peshkimit si dhe është numri 2 në Partinë Progresive, duke qenë një i besuar i kryeministrit të dorëhequr Gunnlaugsson.

    Ndryshimet ne kabinetin qeveritar erdhën pasi kryeministri dhe lideri i Partisë Progresive, Sigmundur Gunnlaugsson, dha dorëheqjen pasi dokumentet treguan se ishte pronar i një kompania “offshore” së bashku me gruan e tij dhe se nuk e kishte deklaruar këtë kur kishte hyrë në Parlament në vitin 2009.

    Ai akuzohet per fshehjen e aseteve familjare prej miliona dollarësh. Gunnlaugsson deklaron se rregullat nuk janë shkelur dhe se gruaja e tij nuk kishte përfituar financiarisht.

    Ndërkohë, protestat vazhduan për të tretën ditë me radhë, ku mijëra protestues qëndronin përpara Parlamentit, ndërsa brenda deputetët diskutonin me tone të ngritura për çështjen e fundit. / Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark