
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni shprehi pakënaqësi Emiliano Martinezin pasi portieri filloi të zhonglonte gjatë ndeshjes së tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit.
Brazili pësoi humbjen më të rëndë ndaj Argjentinës që nga viti 1964, të martën në mbrëmje, teksa Albiceleste siguruan kualifikimin e tyre në Kupën e Botës 2026 me një fitore të madhe 4-1 në Buenos Aires.
Ishte një natë poshtërimi për skuadrën e Dorival Junior, pasi golat e Julian Alvarez, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister dhe Giuliano Simeone i dhanë skuadrës vendase një avantazh prej tri golave.
Dhe me pak kohë të mbetur, Emiliano Martinez u përkujdes t’ia bëjë edhe më të vështirë humbjen brazilianëve duke hedhur kripë në plagën e tyre me disa veprime tipike të guximshme.
Për kënaqësinë e të pranishmëve në Estadio Monumental, Martinez realizoi disa zhonglime ndërsa Argjentina ecte drejt fitores kundër Selecaos, të cilët mundën të arrinin vetëm një goditje në portë gjatë gjithë kohës.
No way Dibu Martínez started doing keepie uppies during the match with Argentina winning 4-1 over Brazil 😭
pic.twitter.com/z4jnzqlhUd— Luis Mazariegos (@luism8989) March 26, 2025