Emigrantët, arma e fshehtë e Erdoganit për BE-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Emigrantët, arma e fshehtë e Erdoganit për BE-në

    Insajderi
    26 July 2016 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rritet tensioni në Greqi, përballë rrezikut që Ankaraja mund të prishë paktin në lidhje me migrantët dhe të lejojë qindra-mijëra njerëz të zbarkojnë në Greqi.

    Mund të jenë emigrantët arma e fundit në duart e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sulltani mendon me kujdes, në fakt, qëndrimin që duhet të mbajë në lidhje me qindra mijëra refugjatë mirëpritur në territorin e Gjysmëhënës, njofton bota.al.

    Autoritetet greke raportojnë mbërritjen e më shumë se shtatëqind migrantëve në ishullin e Lezbosit në Egje, ditën e grushtit të dështuar të shtetit në Anadoll. Siç është raportuar nga gazeta greke To Vima, rojet bregdetare greke arrestuan në ditët e fundit, dy kontrabandistë të kapur duke u përpjekur për të zbarkuar njëzet e shtatë emigrantë në ishujt Kos dhe Samos.

    Në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe BE, për frenimin e migrimit klandestin, në të gjithë Greqinë ndodhen aktualisht mbi 57 mijë imigrantë, nga të cilët 3357 në Lezbos, 2474 në Kio dhe 1065 në Samo. Megjithatë, shumica e tyre – mbi 23 mijë – gjenden në kampe të ndryshme refugjatësh në veri të vendit.

    Ndërsa në Turqi ka më shumë se një milion e tetëqind mijë emigrantë, të vendosur në kampet në lindje të vendit, ku kushtet e jetesës janë shumë të pasigurta. Erdogani nuk humbet asnjë mundësi për të kujtuar Evropën se si “askush nuk mund t’i japë Turqisë mësime mikpritjeje”.

    Nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, për akuzat mbi paligjshmëri dhe përhapje të torturës, në represionin që pasoi grushtin e shtetit të 15 korrikut,  presidenti i Turqisë e di se karta kryesore që mund të luajë në negociatat me Brukselin është pikërisht ajo e emigrantëve. Pavarësisht se zyrtarët e Evropës dënojnë me fjalë qëndrimin e turqve kundër disidentëve, në shkallët e sipërme të Komisionit Evropian, të gjithë e di se, nëqoftë se Erdogani do të donte, Greqia do të kthehej në shumë pak kohë, në tokën e mbërritjes së qindra-mijëra migrantëve.

    Këtë gjë e di mirë edhe Ankaraja, ku kanë ndërmend të bëjnë presion, deri sa ta shfrytëzojnë deri në fund këtë avantazh. Për momentin Erdogani nuk ka lajmëruar dhe as duket se ka qëllim të ndryshojë linjë, në një afat të shkurtër, por situata mund të ndryshojë me shpejtësi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark