Një grup i emigrantëve vullnetarë kanë fluturuar nga Kosta Rika me pëlqimin e autoriteteve për në Meksikë, nga ku pritet që të hyjnë në SHBA, raporton BBC
Një qind e trembëdhjetë persona, në mesin e tyre fëmijë dhe gra shtatzëna kanë arritur në qytetin Nuevo Laredo të martën në mëngjes.
Qyteti Nuevo Laredo i cili gjendet në Meksikë, është një qytet kufitar që lidh Meksikën me SHBA-të.
Si rezultat i marrëveshjeve SHBA-Kubë, shtetasit e kësaj të fundit fitojnë automatikisht leje qëndrim kur ata mbërrijnë në Amerikë, raporton Insajderi
Një aeroplan i cili transportonte 180 emigrantë të tjerë nga Kuba kishte arritur në El Salvador gjatë muajit janar./Insajderi.com