Pas rritjes së migrimit popullsia e Bashkimit Evropian në fund të vitit 2015 arriti në 510.1 milionë banorë.
Nga të dhënat e Eurostat, popullsia e BE-së me 28 shtete, nga 1 janari 2016 në krahasim me periudhën e kaluar ka shënuar rritje për 1.8 milionë persona dhe ka arritur në 510.1 milionë banorë.
Nga ana tjetër numri i fëmijëve të lindur vitin e kaluar në BE ka arritur në 5.1 milionë ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 5.2 milionë. Në këtë drejtim, edhe pse se për herë të parë në historinë e Evropës vërehet ndryshim “natyror” në kahe negative në popullsinë e saj, numri neto i migrantëve ka ndikuar në rritjen e popullatës së përgjithshme./ Insajderi.com