Emigrantët shqiptarë po e lënë vullnetarisht Gjermaninë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emigrantët shqiptarë po e lënë vullnetarisht Gjermaninë

    Insajderi
    05 February 2016 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çdo ditë e më shumë shqiptar janë duke u kthyer nga Gjermania në shtëpitë e tyre. Kështu raportojnë mediat gjermane, “Focus.de” dhe “Spiegel” sipas të cilave arsyeja kryesore e këtij kthimi vullnetar është masa e ndëshkimit në rast se ata deportohen.

    “Deri më tani kemi pasur një numër të madh të refugjatëve irakian që kanë lënë Gjermaninë por që nga muaji shkurt numri i emigrantëve shqiptarë që po kthehen në vendlindjen e tyre është më i madh se kurrë”, shkruan “Spiegel”.

    Shumica e emigrantëve shqiptar sipas Focus.de po e lënë Gjermaninë për shkak se nuk duan të depërtohen e me këtë rast duke iu shmangur “ndalesës së hyrjes në Gjermani” që vjen si pasojë e depërtimit.

    “Nëse ata mbesin në Gjermani janë të kërcënuar me dëbim”, shkruan Focus, raporton Insajderi.
    Për muaj të tërë, Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shtyrë emigrantët nga Shqipëria që të kthehen në vendin e tyre dhe në të njëjtën kohë autoritetet gjermane janë duke punuar në një ligj më të ashpër për azil kërkuesit.

    Kjo ka bërë që emigrantët që vijnë nga ajo që njihet si “shtete të sigurta” të mendojnë të kthehen në vendet e tyre duke i ikur penalizmit nga shtetit gjerman.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark