Emilja Rexhepi kapet në kamera në “skuta” të Kuvendit duke biseduar fshehurazi me Simiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilja Rexhepi kapet në kamera në “skuta” të Kuvendit duke biseduar fshehurazi me Simiqin

    Insajderi
    28 July 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emilja Rexhepi, deputete nga radhët e komunitetit boshnjak, e cila ka thënë se ka votë vetëm për Vetëvendosjen dhe askënd tjetër, është kapur nga kamera nëpër “skuta” të Kuvendit të Kosovës natën e shterrimit të afatit kushtetues duke biseduar me Igor Simiqin e Listës Serbe.

    Rexhepi është kapur nga kamerat buke biseduar gjatë me Simiqin në fund të sallës, siç i ka publikuar pamjet “Interaktiv Talks”.

    Në seancën e parë konstitutive deputetit nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqit, mediat i kapën mesazhe telefonike me A.K (supozohet, Albin Kurtin) ku i thotë se Lista Serbe do t’ua ofrojë katër vota për formim të qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark