Emilja Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilja Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres

    Insajderi
    28 August 2025 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emilja Rexhepi është liruar nga pozita e saj si zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ku thuhet se vendimi ka ardhur pas emërimit të saj në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

    Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të martën, me 73 vota për, një kundër dhe 23 abstenime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark