Emilja Rexhepi u bën thirrje partive: Votoni Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emilja Rexhepi u bën thirrje partive: Votoni Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

    Insajderi
    29 April 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendëskryeministrja dhe deputetja Emilja Rexhepi ka kërkuar nga partitë parlamentare që të mbështesin Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Rexhepi tha se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka të drejtën legjitime të propozojë kandidatin për këtë post.

    “Për mua personalisht Albulena është një kandidate e mirë dhe do ta votoj gjithmonë,” tha Rexhepi për FrontOnline, duke shtuar se është detyrë morale e deputetëve që t’i hapin rrugë formimit të institucioneve.

    Ajo paralajmëroi se, në mungesë të një zgjidhjeje, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, të cilat sipas saj janë e vetmja alternativë tjetër nëse nuk arrihet konsensusi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark