Eminem është caktuar si kryesuesi i tretë dhe i fundit për festivalin Reading & Leeds Festival, përkrah bendeve të njohura të rokut Muse dhe Kasaiban.
Kjo shfaqje në këtë festival edhe do shtojë spekulimet që reperi do të sjellë material të ri këtë verë.
Shefi i R&L, Melvin Benn, është shumë entuziast për rikthimin e Eminem-it në këtë festival.
“Rikthimi i Eminem në R&L është tej emocionuese. Performanca e tij në këtë festival në vitin 2013 ishte e jashtëzakonshme e unë mezi pres ta kem përsëri këtu,” thotë ai për Independent.
Të njëjtën ditë me Eminem, me datën 26 gusht, do performojnë edhe të tjerë si: Major Lazer, Korn, Inheaven e shumë të tjera.
Ndërsa dy ditët tjera, 25 dhe 27 gusht do performojnë si kryesore Muse dhe Kasabian.
Biletat për këtë festival që tani kanë dalë në shitje.