Emisari britanik fillon takimet, ky është politikani i parë që e priti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Emisari britanik fillon takimet, ky është politikani i parë që e priti

    Insajderi
    10 February 2022 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas arritjes në Kosovë, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Emisari britanik më pas do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

    Peach gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

    Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

    Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark