Emisari gjerman: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhen poshtë marrëveshjet e arritura – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Emisari gjerman: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhen poshtë marrëveshjet e arritura

    Insajderi
    27 May 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është deklaruar për media pas zhvillimeve në veri.

    Ai ka thënë se dita e djeshme ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe për Ballkanin Perëndimor.

    Sarrazin ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit.

    “Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk”, ka thënë ai para mediave të shtunën.

    Sarrazin ka deklaruar se me qasjen e djeshme, Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark