Emisari i BE-së për dialogun po qëndron shkurtimisht në Prishtinë, takohet me Bislimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emisari i BE-së për dialogun po qëndron shkurtimisht në Prishtinë, takohet me Bislimin

    Insajderi
    24 April 2025 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë.

    Të enjten, Sorensen do të takohet me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Vizita ka qenë e paparalajmëruar e vjen edhe në një kohë të bllokadës politike..

    Sorensen për herë të parë vizitoi Kosovën e Serbinë në fund të marsit, që prej kur mori detyrën si zëvendësues i Miroslav Lajçakut në shkurt të këtij viti.

    Ai ka premtuar qasje të re në dialog. Megjithëse, ende s’ka pasur takime në Bruksel meqë në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet. 

    Sorensen është diplomat danez me përvojë të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë shërbimin si përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe si shef i delegacionit të BE-së në Shkup.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark