Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë.
Kjo u bë e ditur nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.
Në përgjigjen e tyre thuhet se emisari amerikan, do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë.
Kasanof do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.