Emocionohet Mihrije Braha në emision: Në fjalët e para të Platorit ne nuk ishim prezent - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Emocionohet Mihrije Braha në emision: Në fjalët e para të Platorit ne nuk ishim prezent

    Insajderi
    21 November 2020 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mihrije Braha është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë dhe jo vetëm.

    E ftuar në emisionin “Sui Generis” ajo shpalosi momente nga jeta e saj private si dhe atë publike.

    Këngëtarja u përball me shumë vështirësi gjatë karrierës së saj e njëra ndër to ishin edhe momentet me djalin e saj Platorin.

    Ishte periudha më e vështirë e jetës sime kur unë fillova turnirin në botë dhe Platori ishte vetëm 5 muaj e 2 javë, ishte i vogël por që më duhej ta kisha pranë. Ka pas momente edhe kur e kam marrë me vete dhe e kam lënë mbrapa në skenë deri sa kam performuar”, është shprehur këngëtarja.

    Ndër të tjera e emocionuar ajo tha se në fjalët e para të djalit të tyre siç janë

    “Mami” dhe “Babi” ata nuk ishin prezent. Përveç kësaj Mihrija shpalosi edhe detaje tjera nga jeta e saj private. Të gjitha këto i gjeni në linkun e bashkangjitur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark