Emocionon Rita Ora-Flet për periudhën më të vështirë të jetës së saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Emocionon Rita Ora-Flet për periudhën më të vështirë të jetës së saj

    Insajderi
    28 June 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka folur hapur për periudhën e saj të vështirë si adoleshente, kur jeta e saj u trondit pas diagnozës së nënës së saj, Vera, me kancer të gjirit.

    Në atë kohë, ajo ishte vetëm 13 vjeçe dhe e ëma iu nënshtrua trajtimeve të rënda. Në një intervistë për podkastin “Begin Again”, ylli shqiptar tregoi se kjo përvojë e thellë ka pasur një ndikim të madh në shëndetin e saj mendor, duke përfshirë PTSD dhe sulme paniku.

    “Ishte e vështirë të shihje dikë që gjithmonë ke besuar se do të ishte aty për ty, të shembet përpara syve të tu. Edhe kur je fëmijë, kjo është shumë e vështirë”, shprehet Rita.

    Ajo kujton gjithashtu periudhën kur përpiqej të balancohej mes shkollës dhe ndihmës që mund t’i ofronte nënës së saj, e cila po kalonte një trajtim të vështirë. “Ishte një periudhë shumë e vështirë për prindërit e mi”, shtoi artistja.

     “Fillova të bëja kontrolle të rregullta dhe kjo më shqetësoi shumë. E përjetova çdo pjesë të kësaj përvoje me mamanë time dhe kjo më ka ndikuar thellësisht”, tha Rita Ora


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark