CFR Cluj ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Universitatea Craiova në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit rumun.
Në këtë sfidë shenja la edhe reprezentuesi kosovar Meriton Korenica i cili shënoi golin e dytë për mysafirët.
Korenica u fut në lojë në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 74-të, dhe ndikimi i tij ishte i menjëhershëm.
Ai shënoi gol në minutën e 87-të duke çuar shifrat në 2-0 në të mirë të Clujit pas asistimit nga Peter Michael, duke ia dedikuar atë babait të tij i cili kohë më parë ndërroi jetë.