Gazetaret Ludmilla Makey dhe Oksana Chykanchy ishin ndarë me njëra-tjetrën për shkak të luftës që është duke ndodhur në Ukrainë.
Ato u bashkuan pas shumë kohësh në aeroport, kur Chykanchy erdhi sonte në Prishtinë, Makey është duke qëndruar në Kosovë për disa muaj.
Federata Evropiane e Gazetarëve e ka shpërndarë një video në të cilën është momenti i ribashkimit të dy shoqeve të cilat janë shumë të emocionuara dhe të gëzuara që takohen me njëra-tjetrën.