Në solidaritet ndaj kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u arrestua vetëm pak ditë me parë në Francë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në këtë shtet një protestë paqësore.
Këtë nisëm e ka patur menaxheri i artistëve Ilir Balija, i cili ka mbledhur personazhe të ndryshëm duke përfshirë edhe artistë në këtë prostetë.
Mes tyre ishin edhe emra të njohur si boksieri Arnold Gjergjaj, boksieri i njohur Nuri Seferi, Ajvaz Berisha Konsul në Frankfurt si dhe këngëtari Astrit Mulaj, shkruan Express.
Qëllimi i kësaj proteste ishte kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit. /Insajderi.com