Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të Kosovës si dhe në diasporë.
Aty, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë të partisë nga Prishtina.
Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku theksoi se këta kandidatë janë persona të angazhuar dhe të përkushtuar për të shërbyer për interesin e qytetarëve të Kosovës.
Ai theksoi se secili kandidat ka përvojën dhe angazhimin e nevojshëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
Emrat e kandidatëve të propozuar për deputetë nga Prishtina janë: Alban Zogaj, Berat Rrukiqi, Besian Mustafa, Doarsa Kica-Xhelili, Doruntina Maloku, Ema Nikqi, Fadil Aliu, Florian Dushi, Donjeta Dragusha, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri, Izet Sadiku, Jehona Lushaku-Sadriu, Jeta Rafuna, Krenar Xhaferi, Fiknete Bejta, Sibel Halimi, Sokol Havolli, Vlora Dumoshi dhe Arben Gashi.
Abdixhiku gjithashtu theksoi se edhe ai personalisht është pjesë e listës së kandidatëve.