Emrat e aktivistëve të Vetëvendosjes të arrestuar nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat e aktivistëve të Vetëvendosjes të arrestuar nga policia

    Insajderi
    30 August 2016 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi merr vesh se emrat e gjashtë të arrestuarve pak më herët nga Policia e Kosovës janë Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Astrit Dehari, Egzon Haliti dhe Petrit Ademi, nën dyshimin për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

    Të gjithë këta janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më herët Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur për bastisje në gjashtë lokacione të ndryshme dhe ka arrestuar gjashtë personat e lartcekur.

    “Pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi”, thuhej në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

    Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe disa prova material.

    “Gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse”, shkruan në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark