Administrata Trump ka filluar të marr formë. Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë tashmë publike disa emra për sekretar të Mbrojtjes, drejtor të Agjencisë së Inteligjencës Qëndrore (CIA) e këshilltarin për siguri kombëtare. Po ashtu edhe emri i senatorit amerikan, Marco Rubio, po flitet për sekretar shteti.
John Ratcliffe do të jetë në krye të CIA-it, njërës prej shërbimeve sekrete më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, shkruan Insajderi.
Ratcliffe është nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve. Ai njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan.
Rubio po ashtu ka shprehur qëndrimet e tij edhe lidhur me Kosovën.
Ndiqeni videon për të kuptuar më shumë: