
Bledar Hitaj, Emiljan Duka dhe Ervin Duka janë tre personat e arrestuar nga Prokuroria e Tiranës, pasi ata, në bashkëpunim me disa shtetas italianë, kanë shmangur detyrimet tatimore, duke i shkaktuar 2 milionë euro dëm buxhetit të shtetit.
Shtetasit italianë të cilët ndodhen në kërkim, janë Donata Maria Macceli; Tommaso Marseglia; Davide Di Donna; Fulvio Piccinali; Roberta Mello Rella; Umberto Masiello; Guerrino Rosingoli; Stefano Di Domnna.
Mësohet se janë përfshirë 22 kompani ku këta persona ofronin konsulencë jurdike dhe konsulencë doganore. Deri tani janë vënë në pranga 3 persona, ndërsa të tjerët ndodhen jashtë Shqipërisë.
Ky aktivitet kriminal dyshohet që shtrihet edhe në shtetin italian, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet mbi 6 milionë euro.