EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë

    Insajderi
    24 May 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë arrestuar nga policia. Të njëjtit dyshohen se ditë më parë kishin kryer një grabitje në një pompë të derivateve në Pejë.

    Gazeta Insajderi merr vesh që të arrestuarit janë: Floriant Mekaj,  Shaban Gjonbalaj, Liridon Berisha dhe Lirim Mekaj.

    Hetuesit policor dhe prokurori i këtij rast, për disa ditë radhazi kanë punuar në provat që kanë pasur në dispozicion dhe pistat që kanë ngritur. Kjo ka rezultuar me arrestimin që ndodhi mbrëmë pas orës 2 të mëngjesit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

    “Janë ndalu 4 persona”, tha ai për Insajderin duke shtuar se është sekuestruar një veturë, arma që dyshohet se u përdor në rast dhe prova tjera.

    “Deri te identifikimi i të pandehurve kemi ardhur falë angazhimit te madh të hetuesve policor” ka thnë Qavolli. Më 22 maj u raportua se rreth orës 23:36 në rrugën e KFOR-it tranzitit në Pejë, në një pompë derivatesh është ndalë një veturë kanë dalë dy persona të armatosur me armë dhe kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë.

    Të njëjtit patën grabitë rreth 900 euro sipas viktimës dhe të dyshuarit ishin larguar me veturë në një drejtim atëherë të panjohur.

    Lidhur me rastin edhe policia kishte njoftuar përmes raportit 24 orësh.

    “Rreth orës 23:36 në rrugën e KFOR-it tranzitit në Pejë, në një pompë derivatesh është ndalë një veturë kanë dalë dy persona të armatosur me armë dhe kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë, Të njejtit i kanë grabitë rreth 900 euro sipas viktimës dhe të dyshuarit janë larguar me veturë në një drejtim të panjohur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark