Emrat më të përfolur për president të Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat më të përfolur për president të Shqipërisë

    Insajderi
    10 May 2022 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konferenca e Kryetarëve caktoi sot datën 16 maj si raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Deri në këtë datë maxhoranca dhe opozita, kjo e fundit nëse do të marrë pjesë në proces, duhet t’i çojnë Kuvendit kandidatët që do të votohen më pas në seancë plenare.

    Kushtetuta përcakton se për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi mund të votojë deri në 5 raunde dhe nëse dështon, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të reja. Por, ndryshimet e fundit në Kushtetutë e minimizojnë fare këtë mundësi, pasi në raundin e katërt dhe të pestë, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota nëse gjatë tre raundeve të para janë siguruar shumica e cilësuar me 84 vota.

    Deri më tani maxhoranca nuk ka propozuar ndonjë emër, ndërkohë që nuk ka përjashtuar askënd, kurse opozita ka të parapëlqyer Neritan Cekën dhe Visa Zhitin.

    Më poshtë, abcnews.al sjell disa nga emrat më të përfolur për president deri më tani:

    Majlinda Bregu

    Një tjetër kandidate që është bërë pjesë e diskutimeve mediatike është edhe ai i ish-deputetes dhe ish-ministres demokrate, Majlinda Bregu. Ajo drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe mund të përbëjë një kandidaturë konsensuale.

    Visar Zhiti

    Visar Zhiti vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë dhe është një ndër propozimet e opozitës për president.

    Neritan Ceka

    Arkeologu Neritan Ceka është po ashtu propozim i opozitës për në krye të shtetit. Ceka ka shërbyer si ministër dhe ambasador i Shqipërisë.

    Mimi Kodheli

    Një nga kandidatet e mundshme është Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes dhe aktualisht kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

    Mentor Petrela

    Mjeku i njohur, një ndër emrat që përflitet sa herë kërkohet një president, është kësaj radhe propozim i opozitës për këtë post.

    Pandeli Majko

    Pandeli Majko është gjithashtu një tjetër emër i përfolur jo pak si një kandidat potencial për pozicionin e presidentit. Ai vjen me një karrierë të gjatë politike, teksa ka mbajtur dy herë postin e kryeministrit dhe disa poste ministrash.

    Fatos Nano

    Nuk mund të mbetej jashtë kësaj liste ish-lideri socialist, Fatos Nano. Me një karrierë të gjatë politike, ai e ka pasur një ambicie të hershme zgjedhjen në krye të presidencës.

    Dritan Demiraj

    Koloneli Dritan Demiraj është gjithashtu një tjetër emër i propozuar nga shoqata “Vatra” për president të Republikës.

    Lulzim Basha

    Ish-kreu i PD-së, Basha, është përfolur se do të jetë mes kandidaturave, por kjo është mohuar nga kryeministri Rama.

    Sazan Guri

    Pjesë e listës së kandidatëve është bërë edhe ambientalisti Sazan Guri. Ky i fundit është vetofruar për të qenë kandidat për kryetar shteti.

    Elena Kocaqi

    Ndër emrat më popullor në sondazhe është përzgjedhur historiania shqiptare zonja Elena Kocaqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark