Lista e kabinetit të Donald Trump e bërë publike nga New York Times përmend disa emra si të mundshëm për të qenë pjesë e kabinetit të republikanit Trump, transmeton gazetametro.net.
Sekretar i Shtetit
Edhe nëse Trump zgjedh zgjedh një ideolog apo një njohës të mirë të politikës së jashte nga adminsitratat e kaluara republikane, sfida e tij do mbetet se Departamenti i Shtetit është pjesa kryesore e eksperimentit të pas viteve 1945 të globalizmit dhe ndërtimit të aleancave, për të cilin Trump ka thënë që do e skatërrojë.
Sekretar i Thesarit
I pari i këtij posti ka përgjegjësi financiare, përgjegjësi për borxhet e shtetit, si dhemerret me hartimin e taksave. Ky departament poashtu bart përgjegjësinë për saksionet financiare kundër armiqëve të jashtëm – që janë esenciale për marrëveshjen e Presidentit Obama me me Iranin si dhe rivendosjen e marrëdhënieve miqësore me Kubën.
Sekretar i Mbrojtjes
Sekretari i ardhshëm i mbrojtjes do të formësojë luftën kundër Shtetit Islamik duke mbikqyrur ushtrinë e cila po ka vshtirësi ti realizojë dy nisma të kohës së Presidentit Obama; integrimi i femrave në luftim, si dhe tu mundësojë njerëzve transgjinor që të shërbejnë hapur në ushtri.
Prokuror i Përgjithshëm
Autoriteti juridik më i lartë i shtetit ka barrën që të mundësojë platformën e Trumpit për ‘’rregull dhe ligj’’, duke përfshirëkëtu edhe kërcënimin e tij se do ta fusë në burg Hillary Clintonin. I nominuari mund edhe të ndryshojë mënyrën e zbatimit të të drejtave civile në vend.
Sekretar i Brendshëm
Ky departament menaxhon tokën si dhe ujërat e vendit.
Sekretar i Agrokulturës
Sekretari i Agrokulturës mbikqyrë cilësinë e ushqimit si dhe bënë mbikqyrjen e industrisë së fermavë në vend. Sekretari i ardhshëm ka përgjegjësnë që të zbatojë idetë e Trumpit dhe pozicionin që ai ka marrë sa i përket tregut.
Sekretar i Tregtisë
Departamenti në fjalë mbikqyrë zyrën ekonomike të analizave.
Sekretar i Punës
Departamenti i Punës siguron zbatimin e rregullave që mbrojnë punëtorët e Amerikës, shpërndan përfitime te të papunëst si dhe publikon të dhëna ekonomike, siç janë raportet mujore të punës.
Sekretar i shërbimeve humane dhe shëndetit
Sekretari i këtij departamenti do të ndihmojë Trumpin që të arrijë qëllimin e tij kryesor elektoral; që të zavendësojë Affordable Care Act, i cili akti për mbrojtjen e pacientëve që erdhi nën udhëheqjen e presidentit Obama.
Sekretar i Energjisë
Pavarësisht emrit që mbanë, detyra kryesore e këtij departamenti është që të mbrojë dhe menaxhojë arsenalin e armëve nukleare të SHBA-së.
Sekretari për Edukim
Donald Trump ka deklaruar që ai dëshiron që të tkurrë këtë departament.
Sekretar i Veteranëve
Ky sekretar do të përballet me detyrën e përmirësimit të imazhit të një departamenti të cilin Trumpi e ka kritikuar mjaft shumë.
Sekretar i Shtetit për Siguri
Ky post i krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit ka një rol kyç në udhëheqjen e Trumpit; ruajtjen e kufijëve të Amerikës.
Drejtori i stafit së Shtëpisë së Bardhë
I pari i këtij departaemnti menaxhon punën dhe personeli, si dhe agjendën e Presidentit në raporte të rëndësishmë.
Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Ambientit
Kjo agjenci mbikqyrë rregullimin e ambientit dhe çështjet që lidhen me të.
Përfaqësues amerikan i Tregut
Ky drejtor do ketë përgjegjësinë dhe rolin e kundërshtimit të marrëveshjeve të reja tregtare dhe hartimin e atyre të rejave.
Ambasador në Kombe të Bashkuara
Ky ambasador do jetë përfaqësues i Amerikës në mbarë botën, duke i përfaqësuar intereast e shtetit në Këshillin e Sigurimit.
Drejtor i Intelegjencës Nacionale
Donald Trump do të marrë Shtëpinë e Bardhë në një kohë mjaft kritike për sigurinë e shtetasëve amerikanë, andaj edhe ky post merrë një rol mjaft me peshë.
Këshilltari për Siguri Nacionale
Edhe pse nuk është anëtar i kabinetit ky post kanjë rol esencial në mbrojtjen e propozimeve për politika nga Departamenti i Shtetit. Deyrë e cila fiton edhe më shumë rëndësi nësë kujtojmë që Donald trump nuk ka përvojë në këto punë.