23-vjeçari shqiptar, Kevin Peraj, është arrestuar nga Policia e Londrës me akuzën për vrasje.
Ai u arrestua të martën, më 16 korrik, si i dyshuar për vrasje, teksa u akuzua të mërkurën, më 17 korrik.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Metropolitane, me Perajn që akuzohet se kishte qëlluar me armë dy persona që ndodheshin brenda në makinë në Stroud Green Road.
Nga ky atentat, mbeti i vdekur 19-vjeçari Ahmed Habib, ndërsa personi tjetër mbeti i lënduar, jashtë rrezikut për jetën.
Peraj do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge të enjten, 18 korrik dhe më pas do të paraqitet në Old Bailey të hënën, 22 korrik.