EMRI/ Humb jetën në vendin e punës në Itali, 21-vjeçari nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI/ Humb jetën në vendin e punës në Itali, 21-vjeçari nga Kosova

    Insajderi
    02 August 2025 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.

    Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me origjinë nga Kosova, që u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash.

    Sipas raporteve fillestare, viktima preku aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike, derisa kishte qenë duke çmontuar skelat, pas përfundimit të renovimit të një objekti.

    Virgilio.it shkruan se ndërsa çmontonte skelat, Pashtrik Krasniqi dyshohet se mund të ketë goditur pulpën e këmbës në një kabllo energjisë elektrike, duke rezultuar në vdekjen e tij.

    Përpjekjet e ndihmësve të emergjencës për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark